Cupcakes me luleshtrydhe

Cupcake

Përbërësit:

  • 10 luleshtrydhe
  • 2 vezë
  • 1 filxhan sheqer
  • 1/3 filxhan vaj vegjetal
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1/2 lugë çaji lëkurë limoni i grirë
  • 1 1/2 filxhanë miell
  • 2 lugë çaji sodë buke
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 3/4 filxhanë djathë i shkrirë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1/2 filxhanë sheqer pluhur

Përgatitja:

  • Ngrohni stufën në 165 gradë C. Lyeni kupat për cupcakes me gjalpë.
  • Vendosni 8 luleshtrydhe në blender, dhe shtrydhini derisa të krijohet pure e butë. Hidheni purenë në një kullonjëse apo sitë për të pastruar farat. Duhet të keni rreth 3/4 filxhan pure luleshtrydhesh.
  • Në një tas të madh rrihni vezën, sheqerin, vajin, 1/2 lugë çaji vanilje, lëkurën e limonit dhe purenë e luleshtrydheve derisa të kombinohen mirë.
  • Shtoni miellin, sodën e bukës, kripën dhe përzieni derisa të krijohet brumi. Mbushni kupat deri në 2/3 e masës.
  • Piqni në furrën e ngrohur derisa të ngrihet ëmbëlsira dhe të jetë forcuar brumi. Provojeni që është pjekur ëmbëlsira. Lërini cupcakes të ftohen për 10 minuta.
  • Për të bërë kremin rrihni gjalpin dhe djathin me mikser elektrik dhe shtoni vaniljen e mbetur dhe sheqerin pluhur. Për secilën cupcake shtoni sipër 2 lugë gjelle të kremit të krijuar dhe dekoroni me një copëz luleshtrydhe.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001
  Lagjja Nr.1
     Rrogozhinë 2503

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë
  • Rrogozhinë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne